Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Makinë ushtarake për mobiliet e ministres Kodheli, reagon Shtabi

21/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTOT/ Makinë ushtarake për mobiliet e ministres Kodheli, reagon Shtabi

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për publikimin e disa fotove ku shfaqej një makinë ushtarake duke transportuar mobilie. Në rrjetet sociale fotot u shoqëruan me diturën se, makina e ushtrisë po përdorej për mobiliet e ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Ermonela Felaj. Por, në një reagim të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura të Shqipërisë thuhet se në fakt, po përdorej për transportin e mobileve të Marlon Nasi, kapiten në Ushtri. Në reagim theksohet se këtë shërbim e parashikon një urdhër i ministrit të Mbrojtjes i vitit 2003. Dëshirojmë të sqarojë opinionin publik lidhur me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet dhe efektivë të Forcave të Armatosura duke transportuar orendi shtëpiake. Komanda Mbështetëse bën me dije se në bazë të urdhrit nr. 411 datë 02.09.2003 të ministrit të Mbrojtjes, çdo ushtaraku që ndërron banesë i sigurohet një mjet për transportin e orendive shtëpiake, nga njëra banesë në tjetrën. Në bazë të urdhrit nr. 411 datë 02.09.2003 të ministrit të Mbrojtjes është përgatitur urdhri nga komandanti i Batalionit të Transportit për vënien në dispozicion të transportit të orendive shtëpiake të kapiten Marlon Nasi, nga banesa e tij e mëparshme te Restorant Durrësi, për tek banesa e tij e re te Rruga e Elbasanit. Komanda Mbështetëse vlerëson se publikimi në fjalë është në rastin më të mirë, i pasaktë dhe në rastin më të keq, është dashakeq dhe që kërkon keqinformojë publikun dhe të cenojë punën e Forcave të Armatosura. Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura inkurajon çdo media apo individ të denoncojnë me fakte çdo rast abuziv që ka të bëjë me punën e kësaj njësie të rëndësishme të FA”, thuhet në reagimin e Komandës Mbështetëse.





14682182_1606890279612401_1935424580324851195_o


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Rikthehet Sia, por me një album të vjetër

Rikthehet Sia, por me një album të vjetër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera