Pasi pamë propozimin romantik me ulje në gjunjë e unazë diamanti pak kohë më parë, ja ku gjithçka u finalizua. Futbollisti i talentuar dhe shumë i dashuruar Granit Xhaka i dha fund beqarisë, me dëshirë të madhe madje. Ai nuk e ka fshehur kurrë lumturinë që ndjen krah Leonitës, vajzës që tashmë është gruaja e tij. Ka qenë pikërisht nusja e re që ka ndarë foto shumë të bukura të çiftit duke shënuar “Zonja dhe Zoti Xhaka”. Shumë urime e jetë të lumtur!/ revistawho.com