Një vogëlush shumë i bukur, të cilin babi përgjithësisht e ruan nga “syri i keq” duke ndarë rrallë me publikun e gjerë video apo foto të të birit. Ndaj aq rrallë sa e shikojmë, na duket sikur është rritur shumë. Madje me rritjen po ndjek të njëjtin pasion të të atit, atë për futbollin. Djali i portierit të suksesshëm Alban Hoxha ka nisur të provojë fushën e blertë duke rendur pas topit. Mbrëmë sportisti publikoi një video në Instastory ku i biri shfaqet teksa gjuan topin, si “djalë i madh”./ revistawho.com