Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është fotografuar pak ditë më parë teksa bënte plazh në Dhërmi. Ajo ishte e shoqëruar nga familjarët e saj, ndërkohë që dukej sikur në plazh ishte vetëm fizikisht, pasi mendërisht ishte diku gjetkë, shkruan “Panorama”. Në fakt, Kumbaro nuk ka ndenjur gjatë në plazh, por është veshur dhe është larguar që aty, kështu që fotot e mira me bikini mungojnë në këtë rast.