Bukuroshja Margaret Ann Garza, 31 vjeçe, aktore dhe Miss është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Round Rock në Texas. Policia është njoftuar nga të afërmit e saj që nuk po arrinin dot ta kontaktonin. Ajo është gjetur e pajetë dhe menjëherë kanë nisur hetimet, por autoritetet nuk kanë dashur të japin detaje të tjera. Margaret kishte marrë kurorën e bukurisë si Miss Texas në vitin 2007. Ajo gjithashtu ishte aktore në disa seriale por edhe imazh publicitar. Miqtë e përshkruajnë si një njeri që vlerësonte gjërat e thjeshta, shumë e disiplinuar dhe punëtore. E bukur, inteligjente por aspak mendjemadhe. Shkaqet e vdekjes së bukuroshes, janë mister./ revistawho.com









