Ana Lika, është bërë e njohur për publikun shqiptar, si vajza e talentuar e programit “Pa Limit” në “Top Channel” që drejtohej nga Luana Vjollca. Siç dihet kjo hapësirë televizive nuk do të jetë më sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk ka ende njoftime të qarta se cili do të jetë fati i aktorëve apo prezantueses. E në pritje të sezonit të ri, bukuroshja Anais, mbesë e motrave të famshme Inis dhe Ingrit Gjoni ka bërë një ndryshim rrënjësor në pamje. Ajo është bërë brune e duket shumë seksi./ revistawho.com