Radhën për të eksploruar natyrën e ka Eni Koçi. Pas udhëtimeve të shumta të Gencit në natyrë, duket se edhe Eni shijon tanimë të njëjtat eksperienca si ai.
E në një vend si maja e Rosit, nuk kanë munguar as fotot ndonëse ka qenë e vështirë për të qëlluar në shenjë.
“Shumë sakrificë dhe vuajtje për t’i realizuar këto foto në atë lartësi. Pres komplimente”, ka shkruar Eni krah fotove.

Dhe komplimentet nuk munguan as nga ndjekësit, as nga Greta dhe as nga Genci, i cili i tregon në çdo rast dashurinë e tij./revistawho.com







