Me disa mungesa të vogla, i gjithë stafi i spektaklit të humorit “Portokalli” që shfaqet çdo të dielë në “Top Channel”, sot e kanë ngrënë drekën bashkë. Por nuk bëhet fjalë për një drekë të zakonshme në orarin e pushimit. Ata janë mbledhur për të festuar së bashku, ditëlindjen e njëri prej tyre. Rezart Veleshnja, të cilit të gjithë i thërrasin Rezi, ka sot ditën e tij të veçantë. Vetë ai por edhe disa prej kolegëve, kanë ndarë në rrjetet sociale foto nga dreka, ku me siguri nuk kanë munguar batutat dhe të qeshurat. Edhe 100 Rezi!/ revistawho.com