Damiano Agalliu është padyshim ndër personazhet më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother”. Djali nga Berati ka tërhequr vëmendjen e teleshikuesve për inteligjencën e tij dhe për aftësinë e veçantë në ruajtjen e qetësisë pavarësisht provokimeve. Damiano karakterizohet nga durimi i rrallë. Ai ka nisur një lidhje me Armelën për hir të lojës por duket se në të vërtetë, kanë nisur ta pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Ata shihen teksa puthen e përkëdhelen shpesh. Po ndonëse ai në shtëpinë e “Big Brother” ka zgjedhur një zeshkane, duket se në të vërtetë Damiano preferon biondet. Themi duket sepse në profilin e tij në “Instagram” ai shihet shpesh teksa pozon me vajza të ndryshme, secila me flokë të verdhë. Me shumë gjasë ato janë thjesht mikesha të tij, por këto do të na i rrëfejë Damiano pasi të dalë nga loja televizive./ revistawho.com










