Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Nga kërcënimet, tek epitetet e ndyra. Ja reperët shqiptarë që keqtrajtojnë ish-partneret

05/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTOT/ Nga kërcënimet, tek epitetet e ndyra. Ja reperët shqiptarë që keqtrajtojnë ish-partneret

Ndarjet nuk janë gjithmonë qytetare. Në disa raste, lidhjet mes çifteve përfundojnë me konflikte të mëdha, të cilat degjenerojnë në fyerje dhe kërcënime. Por ndonëse bëhet fjalë për mosmarrëveshje shumë intime, reperët shqiptarë nuk kanë nguruar të bëjnë deklarata publike tejet fyese ose kërcënime të drejtpërdrejta për ish­partneret. I fundit ka qenë Majk, ai që ka fyer me fjalë të rënda ish të dashurën e tij, por jo i vetmi. Ndër vite, reperë të tjerë të famshëm e kanë shprehur mllefin e ndarjes nëpërmjet kërcënimeve dhe duke i etiketuar me epitetet “k*rvë” dhe “prostitutë”.





Majk: E bëra të famshme atë k**vë!

Reperi i njohur i Babastars, Majk, i ka çuditur të gjithë kur në “Instagramin” e tij ka publikuar një foto ku shkruhej në gjuhën angleze “E bëra të famshme atë k*rvë”. Reperi është ndarë prej disa ditësh nga e dashura e tij më e fundit Majlinda Zeka, por siç duket nga deklarimi i Majk nuk bëhet fjalë për një ndarje paqësore.


download1

Këngëtari i hitit “Dashni” e kishte konfirmuar lidhjen duke publikuar disa foto në rrjetet sociale, të cilat i zhduku në momentin që në media diskutohej se Majk dhe Majlinda ishin në pritje të një fëmije. Megjithatë, thashethemet për një shtatzëni të mundshme asnjëherë nuk u vërtetuan. Vajza nga Prishtina, Majlinda Zeka nuk është modele, këngëtare apo aktore, por sigurisht është një ndër femrat më seksi në Kosovë.

Agon Amiga ish-­gruas: Do ta shohësh kush jam

Ndarja e reperit Agon Amiga dhe bashkëshortes së tij Egzona Syla ka qenë një ndër më të komentuarat në media. Pasi zbuloi flirtin e supozuar mes Agonit dhe një kolegeje, ish-­bashkëshortja e la reperin, i cili nuk ka nguruar aspak ta kërcënojë dhe ta fyejë me një fjalor të pahijshëm për një mashkull e aq më pak për një artist. “Do ta shohësh kush jam”, shkruan në një nga mesazhet drejtuar Egzonës, Agoni, i cili nuk ndalet me kaq.download-2

Pas publikimit të këtyre kërcënimeve Agoni nuk është limituar, por ka shpërthyer edhe më keq, teksa ka publikuar një foto përkrah së cilës shkruante, “Vetëm a po më ha k****”. Por ish­bashkëshorti nuk është i vetmi që e ka kërcënuar. 

Noizy për Kristjanën: Kokrra e idiotes, duhet denoncuar

Ndonëse nuk ka konfirmuar kurrë lidhjen me ndonjë vajzë, ish të dashurat e Noizyt kanë deklaruar në media se kanë pasur lidhje me reperin. Megjithatë, balerina seksi, Kristjana Saxobeat, nuk është limituar vetëm me deklarime, por ka publikuar edhe foto nga shtrati me Noizyn.

download-1

Romanca mes të dyve duhet të ketë qenë e shkurtër, megjithatë ky fakt ndoshta nuk i justifikon fjalët fyese të reperit, i cili gjatë një interviste në “Zonë e Lirë” është shprehur për balerinën, “Ajo është kokrra e idiotes, shyqyr që nuk e di se nga bëhet. Duhet denoncuar nga të gjithë ajo femër”. Sigurisht, Kristjana Saxobeat nuk i ka pritur mirë fjalët e reperit, të cilit i është kundërpërgjigjur duke i thënë, “Të të vijë turp që shan një femër me fjalë që nuk i shkojnë një artisti”. Më tej ajo e ka kërcënuar reperin se do t’i publikojë bisedat e tyre private.

Noga: Kristela është vrasëse, do hakmerrem

Një tjetër ndarje shumë e bujshme është ajo mes reperit Noga dhe prezantueses shqiptare Kristela Gjoka. Në fakt, fundi i martesës së tyre u diskutua më së shumti për akuzat e forta dhe deklarimet bombastike të reperit, i cili tha për “Bluetooth” se “Kristela është vrasëse, abortoi fëmijën tonë në muajin e gjashtë të shtatzënisë”.

kristelagjokanogaloqkat

Por, historia e çiftit u shndërrua në një telenovelë dhe mori përmasa të mëdha, pasi reperi nga Kosova tha publikisht se Kristela ishte martuar me të vetëm për paratë, por edhe që do të hakmerrej për abortin që ajo kishte kryer. “Mallkuar qofshi, do të hakmerrem për vajzën time, organet kompetente do të merren me këtë çështje”, ka thënë Noga. Por, pavarësisht akuzave të tij të rënda, Kristela Gjoka nuk ka dhënë asnjëherë një reagim publik për çështjen në fjalë. /Bluetooth – Gazeta Shqiptare

Tags: ndarjereperatsharje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
Next Post
Blendi Fevziu, një libër për pushtetin: Dramat që sjell ai, joshja më e madhe e njerëzimit

Blendi Fevziu, një libër për pushtetin: Dramat që sjell ai, joshja më e madhe e njerëzimit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera