Deputeti Ben Blushi e ka marrë seriozisht hapjen e partisë së re pas divorcit përfundimtar me Partinë Socialiste. Paraditen e sotme ai madje ka marrë edhe leksione për përdorimin e Facebook nga Mimoza Hafizi, e cila do ta ndjekë në partinë e re. Gazetari i Panorama në Kuvend, Fation Binjaku, fiksoi disa momente kur Hafizi e mëson Blushin si të përdorë Facebookun.