Pak ditë më parë, dy bebe u lindën në të njëjtin maternitet, nga i njëjti doktor, me 18 orë diferencë dhe morrën emrat Romeo dhe Juliet. Një rastësi e bukur që nuk tërhoqi vetëm vëmendjen e stafit të maternitetit dhe prindërve, por edhe të medias.
Fotoja e parë që ata realizuan me njëri-tjetrin ishte kjo.
Ndërsa të premten dy familjet u ritakuan për të realizuar një kujtim të bukur. Vogëlushët u veshën si dy protagonistët e historisë më të famshme të dashurisë dhe ishin gati për të pozuar.
“Ia dolën shumë mirë, gjë e rrallë kjo për dy të sapolindur që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin’, tha fotografia e maternitetit Cassie Clayshulte për ABC News. “I mbanin dorën njëri-tjëtrit dhe nuk qanë deri në momentin që i ndamë”.
“Familjet janë miqësuar dhe nuk mund të qëndronim pa e memorizuar këtë moment të jetës së tyre”, shtoi ajo.
Gjithashtu ajo tha se familjet do të ritakojnë vogëlushët e tyre kur ata të festojnë ditëlindjen e tyre të parë.