Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Rozana Radi në momente romantike me të dashurin në plazh

20/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTOT/ Rozana Radi në momente romantike me të dashurin në plazh

E rezervuar për të dhënë detaje mbi jetën e saj private, pasi e kishte provuar më parë dhe ishte zhgënjyer, Rozana Radi kishte vite që në media dhe në rrjete sociale nuk thoshte asgjë për këtë pjesë. I gjithë komunikimi i saj me fansat ishte vetëm për punën dhe hobet e saj, asgjë tjetër. Rreth një vit më parë, pikërisht në një nga ditët e Panairit të Librit, paparaci i “Panorama plus” e fotografoi Rozanën së bashku me të dashurin e saj, Shpëtimin, teksa po blinin libra dhe ecnin të kapur për dore. Ne kishim informacione në atë kohë mbi lidhjen e Rozanës dhe faktin që po bashkëjetonin, por çifti nuk shfaqej shumë në publik. Tashmë që janë bërë rreth 4 vite në këtë lidhje, mund të thuhet se Rozana e ka stabilizuar jetën e saj private. Mbase kjo qetësi që i jep jeta private, reflektohet edhe në karrierën e saj. Rozana ka rreth 20 vite karrierë, por ama vitet e fundit ajo ka treguar të gjithë dimensionin e saj si artiste. Përveçse si këngëtare, e kemi parë të luajë në teatër, ka bërë shumë tekste këngësh dhe ka treguar në spektakle të ndryshme aftësitë për të bërë show, falë imitimeve që bën. Për këtë arsye, Rozana është gjithnjë e përzgjedhur, sepse spektakli që ajo do dhurojë, është diçka e garantuar. Eksperiencën më të fundit e ka pasur si prezantuese e “Miss Shqipërisë”, në krah të Enkel Demit, ku edhe aty nuk i kurseu batutat. Rozana është fotografuar javën e kaluar në Dhërmi së bashku me të dashurin e saj, Shpëtimin, i cili punon oficer gjyqësor në Prokurorinë e Tiranës, dhe me disa miq të tjerë. Si gjithnjë, këngëtarja shfaqet shumë në formë, kjo falë edhe kujdesit që ajo tregon vazhdimisht për linjat. Ajo që duket nga fotot është se Shpëtimi dhe Rozana janë shumë të dashuruar dhe nuk ia kursejnë përkëdheljet njëri-tjetrit edhe në publik. /Panorama Plus





125

215


63

313

Tags: i dashurirozana radi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!
Breaking News

Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!

14/03/2026
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Next Post
Faktet që çuan në dyshimet mbi shtatzëninë e Elvana Gjatës

Faktet që çuan në dyshimet mbi shtatzëninë e Elvana Gjatës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera