Teksa shikuesit presin me padurim nisjen e sezonit të 4-t të serialit më të ndjekur historik, “Ertugrul”, Halimeja, një ndër personazhet
kryesorë të këtij seriali, është shfaqur në të bardha në ditën e saj më të lumtur. Aktorja bukuroshe Esra Bilgiç i ka thënë po martesës me futbollistin e njohur të Beshiktashit dhe Kombëtares turke, Gokhan Tore. 25-vjeçarja që luan rolin e Sulltaneshës Halime dhe futbollisti u martuan në një ceremoni madhështore në rezidencën Sait Halim Pasha, në brigjet e Bosforit në Stamboll. /tvklan.al