• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTOT / Të gjithë sytë nga “Posh Lounge”… Brenda eventit që ‘tërboi’ Durrësin

Nëse xhiron e mbrëmjes së të enjtes e keni bërë në Vollga – Durrës, me siguri keni dëgjuar nëpër shëtitore fraza si: “E patë Ermal Mamaqin?!”, “Uau çfarë fishekzjarresh”… “Zhurmën” e madhe në qytetin bregdetar e bëri inagurimi i lokalit më “trendy” në Durrës. Parmbrëmë çeli dyert “Posh Lounge”, bar, lounge, club, i rrethuar nga deti, me një arkitekturë moderne që ofronte relaks e argëtim në çdo kënd të ambientit të sapo ndërtuar. I vendosur në pistën “Ventus Harbor”, të ftuarit u pritën mbrëmë tek dera e “Posh Shisha Lounge” nga një “Rolls Royce” luksi dhe vajza bukuroshe që ofronin shampanjë. Inagurimi i bëri të gjithë që të dëshirojnë të kthehen sërish në “Posh Lounge”. Mbrëmja u drejtua nga Ermal Mamaqi, shoqëruar nga muzika e DJ Sardit dhe padiksutim DJ-i i AmiEvent, batutat e Julian Dedës e në fund nga Baby Gee, e ardhur posaçërisht nga Londra. Sigurisht, një event i këtyre përmasave kërkon organizim të mirë, ndaj për këtë u kujdesën specialistët e Event Planner AmiEvent, të cilëve nuk u shpëtoi asnjë detaj pa u kuruar. Kuzhina speciale, me krudot e Salmonit, dhe jo vetëm, ishte pjesë e kokteilit të mikpritjes së të ftuarve,  ndërsa veç servirjes së shampanjës,  të ftuarve nuk munguan dhe kokteilet e mrekullueshme të barman “Posh Lounge”. Kulmi i mbrëmjes ishin fishekzjarret që bënë të gjithë Durrësin mbrëmë t’i kthenin sytë nga “Posh Lounge”.