Përveçse një çift interesant, në këtë edicion të 9 të “Big Brother”, Fiorentina dhe Olsi janë çifti që kanë pasur më shumë zënka gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme. Olsi ishte indiferenti ndërsa Fiorentina ajo xhelozja. Ama duket se kjo eksperiencëi ka afruar edhe më shumë. Në pozat e fundit të dyshes simpatike, ata shfaqen teksa shijojnë njëri-tjerin dhe një darkë në restorant, të vetëm, pa kamera e pa femra përqark që i tërheqin vëmendjen Olsit. Gjithsesi tani që u bë i famshëm, parukierja e re e “Top Channel” do të ketë akoma më shumë “siklete” për të kaluar./ revistawho.com









