Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Të rinjtë e LRI-së i bëjnë një surprizë aktorit të madh Robert Ndrenika

10/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTOT/ Të rinjtë e LRI-së i bëjnë një surprizë aktorit të madh Robert Ndrenika

Të rinjtë e lëvizjes Rinore për Integrim vizituan aktorin e njohur Robert Ndrenika sot me rastin e 75-vjetorit të tij të lindjes.





unnamed (76)Përveç urimeve të rastit, ata i dhanë gjiganti të kinematografisë shqiptare edhe një letër nga ana e LRI-së, nëpërmjet të cilës i shprehin mirënjohjen për kontributin madhor, që ai ka dhënë për artin në vendin tonë.

Letra


Të shkruash një letër dhe të vësh në të, të gjitha ndjenjat, ashtu siç ato janë, pa u hequr asnjë grimë është e vështirë dhe vështirësia bëhet mbytëse, kur mendon se ajo do të shkojë në dorën e njeriut që letrave u dha jetë, e i bëri të flasin nëpërmjet tij, si rrallëkush tjetër më parë!

unnamed (80)Ne u rritëm në një periudhë të vështirë për artin, periudhë në të cilën artit shpirtin ia kaploi sëmundja e rëndë e paaftësisë për të përçuar vlera dhe mesazhe për njerëzit mbarë. Sigurisht, përjashtim bëjnë ato pak raste kur ndodh e kundërta, bukuria dhe vlera  e së cilave, na bënë të besojmë se kjo tokë ende prodhon art dhe artistë!

unnamed (79)U rritëm duke adhuruar të shkuarën tonë, heronjtë tanë, luftërat tona, historinë e vendit tonë nëpërmjet Jush, që na e vizualizuat dhe e bëtë të prekshme! E pavarësisht sa e sa fjalëve  të thëna ashtu kot, askush nuk ka mundur dhe nuk do të mundë kurrë,  të zhbëjë atë që Ju dhe një plejadë e jashtëzakonshme artistësh na trashëguat! Ju u bëtë pjesë e çdo familjeje shqiptare me personazhet tuaja në kinematografi dhe teatër, kjo jo vetëm nga mënyra brilante e realizimit por mbi të gjitha sepse Ju arritët të na transmetonit nga ekrani i televizionit  dhe skena e teatrit pozitivitet dhe mirësi! Batutat, personazhet dhe mesazhet e tua shoqëruan jetën tonë, e ta dish mirë, ato do të jetojnë sa vetë arti në këtë vend! Ju kërkojmë ndjesë së mbase nuk jemi publiku që Ju meritoni. Magjisë së artit që ju bëni, ndoshta ne jo se nuk duam, por se nuk mundemi, i qëndrojmë borxhli! “Robert  Ndrenika njeri, fitoi mbi aktorin”, u shpreh vajza juaj kur u pyet mbi rikthimin tuaj pak vite më parë në skenë pasi humbët gjysmën tuaj më të mirë. Kjo realisht përbën dhe arsyen më të fortë pse Ju jeni unikal, dhe mbi të gjitha një njeri i madh që ia dedikuat jetën artit dhe së bukurës! Nëse do kishit lindur në një vend tjetër, magjia e talenti juaj do t’Ju bënte të ishit i pëlqyer në të gjithë botën, por kurrsesi të të donin kaq sa të duam ne! Në ushtrinë tonë të artistëve, dekoratat dhe medaljet të gradojnë Gjeneral, por  kjo e gjitha ka pak vlerë, krahasuar me dashurinë, respektin, krenarinë që i madh dhe i vogël përjeton kur përmendet emri Juaj! I madhi Robert Ndrenika mos na gjyko, nëse hera herës në ju përmendim me admirim dhe dashuri a thua se të flisnim për njeriun tonë. Kjo sepse Ju na përkisni edhe neve, Ju i përkisni të gjithë shqiptarëve!

Me mirënjohje dhe respekt,

Lëvizja Rinore për Integrim

Marrë nga “Panorama” 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!
Breaking News

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!

15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Next Post
FOTOT/ Në shtëpinë e Vildane Zenelit, shikoni vilën luksoze ku jeton modelja seksi

FOTOT/ Në shtëpinë e Vildane Zenelit, shikoni vilën luksoze ku jeton modelja seksi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera