• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

FOTOT/ Vajza më seksi e telenovelave, shikoni si duket sot “Karla” dhe familja e saj

Bukuroshja nga serial “Kloni” Juliana Paes edhe pas kaq vitesh ende ruan këtë epitet, zeshkania simpatike “Karla” e cila me buzëqeshjen dhe format e trupit të saj bëri për vete shumë ndjekës të serialit hit “Kloni”. Ajo sot është 38 vjeçe.

Por kjo moshë nuk ka ndikuar asgjë në bukurinë e aktores dhe modeles braziliane Juliana Paes.

Ajo ende ruan të njëjtat forma. E pikërisht bukuria e saj i solli edhe famë ndërkombëtare. Në vitin 2004 ajo ishte në kopertinen e revistës Playboy, po ashtu pas dy viteve nga “People” u rendit në listen e 100 njerëzve më seksi në botë.

Bukuroshja që nga viti 2008 është e martuar me biznismenin Carlos Eduardo Baptista me të cilin ka dy djem, Pedro Paes Baptista ( 16 dhjetor 2010) dhe Antônio Baptista (21 korrik 2013), shkruan rtv21. Në të gjitha imazhet aktorja shihet e lumtur me jetën familjare. Kujtojmë se Juliana njihet edhe për rolin kryesor Majës në serialin “India”.