Melania Trump po cilësohet si njeriu më popullor i “Shtëpisë së Bardhë”, krahasuar me pjesën tjetër të familjes presidenciale. Si për të shprehur mirënjohje ajo do të bëjë një dhuratë që shënoi historinë: fustanin që veshi ditën e inagurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Atë ditë ajo mori zyrtarisht titullin e Zonjës së Parë. Melania e dhuroi fustanin e bardhë aq shumë të komentuar, në Muzeun Kombëtar të Historisë së Amerikës.
Kjo traditë ka nisur në vitin 1912 nga Helen Taft, gruaja e Presidentit William Howard Taft, e cila dhuroi fustanin e saj në muze, duke filluar kështu një koleksion tashmë shumë të dashur. Në fakt ekspozita e fustaneve të Zonjave të Para, është edhe ndër hapësirat më popullore të muzeut. Vetëm në vitin 2016 ka pasur mbi katër milionë vizitorë.
Fustani i Melania Trump ishte rrëzëllitës dhe mbante firmën e “Dolce & Gabbana”./ revistawho.com











