Revista e njohur e arkitekturës dhe dizajnit, “Floor Nature” i ka kushtuar një shkrim vilës që do të shihni në fotot më poshtë. Kjo vilë përrallore gjendet në kodrat në juglindje të Tiranës dhe është krijuar nga arkitekti italian Marco Piva. Vila, e cila është 640 metra katrorë, është në pronësi të një koleksionisti të njohur arti në Shqipëri emri i të cilit nuk bëhet i njohur.