Ndonëse nuk kanë publikuar datë, duket se dasma e Xhensilës dhe Besit po afron. Vetë nusja e ardhshme ka deklaruar publikisht se ata do të martohen këtë verë, e me siguri do të jetë një nga ceremonitë më të bujshme të vitit. Bashkë me përgatitjet e dasmës, çifti zbulon se po bëjnë gati edhe shtëpinë tyre të re. Pak më parë vetë Xhensila ka publikuar një “copëz” nga “streha e tyre e dashurisë”, në një video në Instastory, shkruan “revistawho.com”.

Xhensila ka xhiruar oxhakun e shtëpisë, i gjithi i bardhë duke zbuluar edhe një detaj shumë interesant. Në dy anët e oxhakut janë gdhendur inicialet e saj dhe të Bes Kallakut, pra një B dhe një Xh. “Mezi po pres. Shtëpia ime e re”, shkruan këngëtarja./ revistawho.com









