Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Zbulohen detajet e jetës private të trajnerit të ri të Kombëtares, kjo është balerina që e ka marrosur

19/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTOT/ Zbulohen detajet e jetës private të trajnerit të ri të Kombëtares, kjo është balerina që e ka marrosur

Sapo jemi prezantuar me trajnerin e ri të Kombëtares Shqiptare. Ai quhet Cristian Panucci dhe është ish-futbollist italian. Por përtej kësaj, ne si revistë rozë që jemi, na intereson më shumë privatësia. Nëse me italianin De Biasi gjërat ishin si një libër i hapur pasi ai është lumturisht i martuar e baba i një vajze, me “misterin” e ri situata është pak më e komplikuar. Ai është i dashuruar me një vajzë të famshme në shtetin fqinjë. Bëhet fjalë për balerinën bukuroshe e historike të “Ballando con le stelle” (versioni italian i “Dancing With The Stars”) Samanta Togni, shkruan “revistawho.com”. E pikërisht në këtë spektakël lindi gjithçka.





“U njohëm në “Ballando con le stelle” dhe aty për aty nuk është se u frekuentuam shumë. Unë jetoj në Umbria, shkoj e vij e nuk frekuentohem me konkurrentët e programit. Pra atje thjesht u njohëm, po më la një përshtypje të mirë ndonëse nuk folëm më. Pastaj u pamë rastësisht ca kohë më vonë sepse ai stërviste skuadrën e futbollit të qytetit tim, e pak nga pak e gjetëm njëri-tjetrin”, tregon balerina.


Në fakt bëhet fjalë për një dashuri të re. Ata kanë vetëm disa muaj që janë lidhur.

“Jam shumë e lumtur. Çdo ditë e re është një rilindje, por gjithmonë me atë ç’ka ka lënë pas një ditë më parë. Jam e lumtur e mund të them vetëm “mirë”. Të jesh mirë me partnerin është një vlerë e shtuar e shumë e rëndësishme për të të dhënë forcë për përditshmërinë dhe punën”, rrëfeu bukuroshja për programin “Storie Vere” (histori të vërteta) në “Rai 1”./ revistawho.com

Tags: christian panucci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Fansat e ngacmojnë se jeton me shokun, Musa i “BB9”: Mos shkruani që jam “gay”

Fansat e ngacmojnë se jeton me shokun, Musa i “BB9”: Mos shkruani që jam “gay”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera