Më herët në “revistawho.com” ju raportuam në kohë reale për incidentin e ndodhur pasditen e sotme në “Elbasan Arena”, gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Siç u bë me dije, pati një përleshje midis forcave policore dhe tifozëve, nga ku mbeti e lënduar edhe një vajzë. Flitet se tifozja humbi ndjenjat si pasojë e gazit lotësjellës. Ajo u dërgua në spital dhe raportohet që është në gjendje të mirë. Identiteti i saj është zbuluar. Ajo është Trevisa Tusha, që siç duket në fotot e mëposhtme, duket një tifoze e flaktë e ekipit të saj të zemrës.