Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Zbulohet motivi pse burri vrau gruan me sëpatë në Golem, gjithë jetën ishin zënë për…

29/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTOT/ Zbulohet motivi pse burri vrau gruan me sëpatë në Golem, gjithë jetën ishin zënë për…

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familjen Dervishi, pranë një kompleksi turistik në Golem të Kavajës, kur i moshuari goditi për vdekje me sëpatë në kokë gruan e tij 68­-vjeçare. “Panorama” mëson se shkak i krimit të rëndë kanë qenë zënkat mes çiftit për tradhëti. Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici vetë autori, se e vrau gruan pasi e kishte mbushur kupën, se ajo e kishte tradhëtuar dhe i kërkonte atij llogari, krejt e kundërta është e vërteta. “Panorama” mëson se ata janë zënë për tradhëtitë që bënte 73­ vjeçari. Ky i fundit, autor i krimit kishte gjithë jetën që e tradhëtonte të shoqen dhe për këtë arsye ata ziheshin shpesh. Madje mësohet se ata ishin ndarë disa herë për këtë fakt por kanë qenë djemtë që i kanë pajtuar dhe janë rikthyer bashkë. NGJARJA Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi që, sipas Policisë, kishte pirë disa gota raki, ka goditur gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij. “Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73­ vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej. Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur. Çifti Dervishi jetonin në Tiranë, në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ndërsa kishin edhe një shtëpi pushimi pranë plazhit të Golemit, ku zakonisht shkonin gjatë verës për të kaluar disa ditë pushime. Edhe mbrëmjen e djeshme ata ndodheshin vetëm aty, prej disa ditësh, pasi kishin shkuar për plazh. Veli dhe Shazivare Dervishi janë prindër të tre djemve, të cilët janë të martuar dhe jetojnë me familjet e tyre në Itali. Ndërsa dy të moshuarit prej disa vitesh jetonin vetëm. Njëri prej djemve ndodhej në Shqipëri këto ditë pasi kishte ardhur për pushime. FLASIN FQINJET Fqinjët e çiftit që tronditi Golemin një ditë më parë kanë folur për “Neës 24” duke treguar se ata ishin njerëz të qetë dhe nuk njiheshin për probleme. “Ata vetëm për verë rrinin këtu, vetëm kaq kishim me ta, një mirmëngjesi, një mirëmbrëma. Nuk dinim që kishin konflikte i shikonim që dilnin bashkë bënin xhiro në darkë. U trembëm se i shikonim gjithnjë bashkë, asnjë herë nuk i kishim parë të konfliktohen. Fëmijët e dimë që i kishin jashtë shtetit, një në Angli një në Itali, por edhe djali i vogël, që vinte i vizitonte prindërit, që jetonte në Tiranë. Njerëz pa probleme, njerëz të mirë”, kanë thënë ata.





banesa-golem2banesa-golem4

banesa-golem5banesa-golem


(Ne foto, pamje nga banesa ku ndodhi krimi)

 

Tags: burrigruajatradhetiteVrasje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
De Biasi i jep lamtumirën Lorik Canës: Këto ditë vendosim liderin e ri

De Biasi i jep lamtumirën Lorik Canës: Këto ditë vendosim liderin e ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera