Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT+DETAJET/ Dasma e Ermal Fejzullahut në 2008-ën, shikoni si ka qenë këngëtari dhe e shoqja

14/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTOT+DETAJET/ Dasma e Ermal Fejzullahut në 2008-ën, shikoni si ka qenë këngëtari dhe e shoqja

Edhe pak mbushet një dekadë që kur ata i thanë “Po” njëri-tjetrit. Dëshmitarë të lidhjes së tyre, mund të phojmë se Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Arjana, ndonëse u martuan në moshë të re, e gëzojnë njësoj familjen që kanë krijuar edhe 10 vite më pas. “gsh.al” ka shpërndarë një artikull të shkruar në vitin 2008, në të cilin shënohen detajet e dasmës së artistit kosovar. Ta rilexosh sot e të shikosh fotot është bukur, sidomos meqë bëhet fjalë për një çift akoma shumë të lumtur.





400 të ftuar VIP në hotel “Grand”

Një dasmë si nëpër filma. Ashtu e kanë cilësuar gjithë personazhet VIP të pranishëm në dasmën e këngëtarit kosovar, Ermal Fejzullahu. Fundjavën e kaluar djali i një prej emrave më të njohur të muzikës Kosovare, Sabri Fejzullahu Ermali ka kurorëzuar lidhjen e tij me Arianën, vajzën me të cilën ai ishte lidhur një vit e gjysmë më parë. Kanë qenë dy darka të organizuara në Prishtinë një për të afërmit dhe një tjetër vetëm me miqtë.

Dasma VIP

Dasma madhështore e organizuar në hotelin “Grand” në Prishtinë ka pasur jo pak por 400 të ftuar. Të gjithë artistët e Estradës së Kosovës, miq jo vetëm të Ermalit por edhe të babait të tij, Sabriut kanë qenë prezent, që nga Mihrihe Braha me bashkëshortin, Gili, Leonora Jakupi, Leonora Poloska, Blero, Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi, Miranda Hashani, Lindita Hakaj, Shkurte Fejza, e shumë personazhe të tjerë. Nga Shqipëria ka qenë miku i ngushtë i këngëtarit, Sinan Hoxha, ndërsa Sabri Fejzullahu kishte ftuar këngëtaren Bleona Qerreti, e cila ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Gani Bardha. Të gjithë këngëtarët kanë kënduar për nder të mikut të tyre, ndërkohë që në fund të festës edhe dhëndri ka marrë mikrofonin dhe ka përshëndetur miqtë e tij me këngë.

Sinani mbulon me lekë Ermalin

Në momentin që është ngritur në valle dhëndri Ermali me nusen Arianën, Sinan Hoxha si të ishte në një dasmë shqiptare ka dorovitur çiftin duke hedhur para. Një veprim ky që befasoi gjithë të pranishmit, pasi kjo traditë kaq e këndshme shqiptare nuk realizohet në Kosovë. E jo vetëm gjesti ka çuditur të ftuarit por edhe fakti se shuma e parave që ai ka hedhur ka qenë jo pak e vogël.

Ky shkrim u botua më  25 Tetor 2008

 

 


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
FOTOT E PARA/ Alessio Alia bëhet baba: Jam më i lumturi në botë! Faleminderit Zot!

FOTOT E PARA/ Alessio Alia bëhet baba: Jam më i lumturi në botë! Faleminderit Zot!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera