Mbrëmë në shtëpinë e Dr. Florit, ka pasur festë. Miku i tij i ngushtë Landi dhe e bija Kaltrina, kanë kërcyer me çorapet shumëngjyrëshe. Ndërkohë më i vogli, Danieli, ka preferuar më mirë të shijojë performancën duke parë i ulur në divan ose në tapet. Festën e çorapeve shumëngjyrëshe, mund ta bëni edhe ju në shtëpinë tuaj. Blini një palë çorape të fushatës dhe vishini me 21 Mars 2017 duke mbështetur “Fondacionin Down Syndrome Albania (DSA)”. Çmimi i çorapeve është 500 lekë pala. Çorapet janë në shitje tek dyqani i luleve “Flowers by Down Syndrome Albania”. Të ardhurat do të shkojnë të gjitha për ngritje fondesh për fëmijët me sindromë, ndërsa ju do të fitoni një palë çorape me ngjyra plot./ revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BRrFZePjloD/?taken-by=landifornia