Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani, ka rrëfyer në një intervistë në “Top Channel”, katër vitet e Presidencës së bashkëshortit të saj. “Ne kemi takuar shumë personalitete botërore, Presidentin Obama, Princin Charls. Janë takime që do të mbeten në memorien time”, shprehet Zonja e Parë. Biseda nis me përshtypjet e zonjës Nishani për natën e Vitit të Ri në shtëpinë e tyre. Më pas ajo bën një përshkrim të vitit 2016-të, se si ka qenë për të. Odeta Nishani tregon gjithashtu se ç’do të thotë për një grua të veshë kostumin e Zonjës së Parë. Ajo thotë se shpesh është ndjerë në siklet nga njerëzit, pasi e gjykojnë deri edhe për veshjen. Ky ka qenë një shqetësim shumë i madh për të gjatë këtyre viteve. Intervista me bashkëshorten e Presidentit është realizuar në vilën qeveritare ku kane jetuar vitet e fundit Nishani. Me poshte po e sjellim te plote: