Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet 27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO+VIDEO/ Konkursi i parë në Shqipëri për talentet e rinj në hip-hop, ja kush u shpall fitues

02/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO+VIDEO/ Konkursi i parë në Shqipëri për talentet e rinj në hip-hop, ja kush u shpall fitues

Ai është 19 vjeç, e nëse i thua një fjalë, ai mund ta kthejë në një këngë. Quhet Ani Hasanas dhe të shtunën në mbrëmje u shpall fituesi i “Free Style Show”. Ky është një konkurs i organizuar nga Radio MCN, që nisi muaj më parë. Të rinj nga e gjithë Shqipëria që janë të apasionuar me muzikën hip-hop dhe që kanë talent për të krijuar e kënduar në këtë zhanër, morën pjesë në konkurs dhe shpalosën talentin e tyre përmes mikrofonit të radios. Radio MCN transmeton kryesisht muzikë hip- hop dhe RNB, duke qenë se bashkëthemelues dhe drejtor artistik i saj është reperi i njohur Geri Xhari, që në Shqipëri është i famshëm si Big Basta. Aty u krijua një hapësirë e posaçme për talentet e reja, të cilët u vendosën në garë me njëri-tjetrin përpara dëgjuesve që votuan me mesazhe, dhe një jurie djemsh, njohës të mirë të hip-hopit. Fituesi siguroi realizimin e një këngë dhe videoklipi të sponzorizuar nga MCN, si dhe distribucionin nga studio e famshme “360M RECORDS”, duke marrë kështu ndihmën profesionale për të hedhur hapat e parë të sigurtë për një karrierë të mirfilltë në muzikë. Finalja u transmetua mbrëmë ‘live’ në radion MCN, 103.1. Të ftuar ishin MC Doza, G UP dhe Addictive, të njohur në komunitetin e reperave, me Sid Tarifën në mikrofon dhe DJ Enkin në pultin e transmetimit. Burime nga stafi bëjnë me dije se shumë shpejt po përgatiten për një edicion të dytë dhe ftojnë të rinj nga e gjithë Shqipëria që dinë të bëjnë rrep, të marrin pjesë. Më poshtë mund të shikoni foton dhe videon nga finalja e “Free Style Show”.





14585515_2118052541753467_904124031_n


https://revistawho.com/wp-content/uploads/2016/10/video-1475427595.mp4
Tags: fitonreperi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!
Breaking News

BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!

26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve

26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!
Breaking News

“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!

26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 
Breaking News

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 

26/12/2025
Next Post
FOTO/ Kokurrenca mes prezantueseve të Top Channel nuk ekziston! Shikoni si e urojnë njëra-tjetrën

FOTO/ Kokurrenca mes prezantueseve të Top Channel nuk ekziston! Shikoni si e urojnë njëra-tjetrën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera