Në intervistën e tij më të fundit, reperi nga Kosova Ledri Vula foli për herë të parë për të dashurën e tij Adela Sollaku. Ndër të tjera ai u shpreh se Adelës nuk i pëlqen aspak të jetë njeri publik, se është vajzë e rezervuar, se nuk ka dëshirë të përflitet nëpër media e madje edhe “Instagramin” e ka privat. Këngëtari shtoi se ishte pikërisht kjo arsyeja se pse ai gjatë kohës kur ishin bashkë, nuk ka pranuar të flasë për lidhjen, për të repsektuar privatësinë e të dashurës së tij, ose më saktë të ish-të dashurës pasi thuhet se janë ndarë. Por nuk ka qenë gjithnjë kështu! Vajza bukuroshe e ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku dikur e pëlqente famën dhe daljet publike. Këtë nuk e themi ngaqë ajo zgjodhi për partner një nga djemtë më të famshëm në Shqipëri e Kosovë por sepse vetë Adela pëlqente të ishte para kamerës. Aq sa ajo provoi të shfaqej si imazh në një videoklip. Dhe nuk flasim për një kohë shumë të largët por vetëm për tri vite më parë, kur Jonida Maliqi publikoi në tregun muzikor këngën “Fantastik” në bashkëpunim me reperin Big Basta. Kënga shoqërohej me një videoklip dhe vajza që shfaqet më së shumti në të (përveç Jonidës) është pikërisht Adela. Edhe asokohe me flokë të zinj e të drejtë, Adela dukej e bukur, “trendy” e pak a shumë me të njëjtin stil si tani. Vetëm se me kohën vajza nga Tirana iu largua shfaqjeve publike, derisa dalja në faqe të para iu bë e paevitueshme pasi u lidh me një nga djemtë më tërheqës të shoëbiz-it, këngëtarin Ledri Vula.