Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn… 03/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit 03/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

FOTO+VIDEO/ Maral rikthehet fuqishëm pasi mori veten nga sëmundja, ja ku do e shikojmë

05/09/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO+VIDEO/ Maral rikthehet fuqishëm pasi mori veten nga sëmundja, ja ku do e shikojmë

Menjëherë sapo zbuloi se vuante nga diabeti, aktorja e njohur turke, Hazal Kaya, u tërhoq për pak kohë nga ekrani për t’iu përkushtuar vetes. Sëmundja e sheqerit për të nuk kishte asgjë të ngjashme me çka kishte dëgjuar nga të tjerët. Shumë muaj regjim dhe ushqim i kontrolluar në çdo gram dhe shumë muaj të tjerë aktivitet fizik e bënë aktoren e njohur për rolin e Maralit në serialin me të njëjtin titull të humbte shumë kile në peshë, por edhe të ndryshonte stil jete më shumë se regjim ushqimor.





Megjithatë, duket se periudha më e keqe ka kaluar. Tani, Hazal është mësuar të bashkëjetojë me diabetin dhe të ketë nën kontroll gjithçka. Në intervistat e fundit që ka dhënë për mediat turke, Hazal ka thënë se pas shumë problemeve që i solli diabeti, tani e ndien vetem mjaft mirë dhe është gati për t’u rikthyer.


Madje edhe në ekran. Our Story (Bizim Hikaye) është një version turk i një dramë-komedie amerikane “Shameless”. Hazal Kaya do të luajë rolin e Fiona Gallagher, vajza e madhe e familjes Gallagher. Ajo është një vajzë atraktive, inteligjente dhe zemërbardhë. Nesrin Cevadzade do luajë rolin e Veronica Fisher.

Sipas mediave turke, drama turke (Bizim Hikaye) do të fillojë xhirimet më 14 shtator. I gjithë seriali i është besuar edhe këtë herë një skuadre që ka punuar bashkë dhe ka qenë mjaft e suksesshëm. Drejtor Serdar Gozelekli, skenarist Banu Kiremitci Bozkurt, ndërsa producent është Med Yapim, kompani e cila i ka dhënë të drejtën e trasmetimit Fox Tv.

Aktorë të kastit janë: Hazal Kaya, Burak Deniz, Nesrin Cevadzade, Reha Ozcan, Pinar Tore, Berkay Akin, Evrim Dogan, Mehmet Korhan Firay, Mehmetcan Mincinozlu, Alp Akar.

Fabula e Our Story (Bizim Hikaye):

Filiz (Hazal Kaya) është vajza e madhe e një familjeje me 6 fëmijë dhe një babai alkoolist. Ajo kujdeset për motrat dhe vëllezërit dhe i ruan ata nga babai i alkoolizuar Fikri, bëhet nëna e familjes. Fikri, si babai i shtëpisë, përpiqet të sigurojë para në mënyra të thjeshta dhe të gjitha ato vetëm për të pirë alkool.

Filiz, si vajza e madhe, kujdeset për 5 motrat dhe vëllezërit. Rahmet, Hikmet, Kiraz, Fikret dhe Ismet. Ajo përpiqet të sigurojë të ardhura për të ndihmuar familjen, gjen punë part time, por jeta i ndryshon pasi takon një djalë të ri, Baris (Burak Deniz). Baris bie në dashuri me Filiz me shikim të parë dhe dëshiron ta bëje pjesë të familjes së tij. Por gjërat nuk janë aq të thjeshta…/ class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
SEZONI I RI/ “Top Channel”, zbulohet kush do e zëvendësojë Marina Vjollcën

SEZONI I RI/ "Top Channel", zbulohet kush do e zëvendësojë Marina Vjollcën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera