Pushimet e Princit William këto ditë në Zvicër, kanë bërë gjithë botën të flasë. Për të po shkruajnë tabloidët më në zë amerikanë e europianë, jo vetëm për mungesën e Kate por sidomos për praninë e dyshimtë të modeles seksi Sophie Taylor. Sikur të mos mjaftonte kjo, orët e fundit tabloidët britanikë kanë publikuar foto të reja me vajza të bukura, ndërsa e famshmja TMZ pamjet e djalit të familjes mbretërore teksa harbohet për jetë nate. William shihet duke iu afruar një të panjohure, duke kërcyer në pistë e më vonë edhe duke përqafuar DJ. Vallë ç’mendon Kate për të gjitha këto?/ revistawho.com










