Kanë harruar çdo ngjarje e inat të dikurshëm dhe janë shfaqur së bashku në skenë. Bëhet fjalë për Ledri Vulën dhe Noizyn, armiqësia mes të cilëve ishte e njohur që prej vitit 2012 kur OTR dhe Babastars u përleshën edhe fizikisht, shkruan gazeta “Express”. Por duket se ato inate kanë mbetur në të kaluarën. Tani që Ledri nuk është më pjesë e Babastars, ai ka performuar së bashku me Noizyn në një klub nate në Sarandë.