Francesco Totti është rikthyer në rrjetet sociale pas njoftimit të ndarjes nga Ilary Blasi. Ai postoi në Instastory një video në të cilën shfaqet në një skute me djalin e madh Christian. Sipas mediave, Totti ka një mesazh për ish-bashkëshorten. Në video është në sfond kënga ” Il ragazzo della via Gluck” nga Adriano Celentano, një këngë që flet për zemrat e thyera dhe lamtumirë të dhimbshme.