Francesco Totti ka folur më në fund duke treguar të vërtetën e tij për arsyet e ndarjes nga bashkëshortja Ilary Blasi pas 20 viteve së bashku. Ish-kapiteni i Romës dhe kampioni i botës me Italinë, në një intervistë për “Corriere della Sera” ka vënë theksin në faktin që ishte Blasi shkaku i ndarjes dhe jo ai.
“Nuk është e vërtetë që kam tradhtuar unë. Kam lexuar shumë lajme të rreme këto javë dhe shumë prej tyre i kanë bërë të vuajnë fëmijët e mi, tani mjaft më! Kam përjetuar momente të vështira, fillimisht pasi lashë futbollin, më pas vdekja e babait nga Covid-19 dhe kur kisha nevojë më shumë për të, bashkëshortja nuk ishte aty me mua.
Edhe unë kam fajet e mia sepse duhej t’i isha dedikuar më shumë. Shtatorin e vitit të kaluar nisën të qarkullonin zëra se ajo shoqërohej me më shumë se një person”, thekson Totti që sqaron më tej se ka zbuluar gjithashtu disa mesazhe të dyshimta në adresë të ish-bashkëshortes duke theksuar se parukierja e saj është njeriu që di shumë në lidhje me jetën sekrete të Blasit.








