Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër… 29/12/2025
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Frederik Ndoci feston 59-vjetorin: Sekreti i familjes së lumtur që krijova në moshën e mesme

15/02/2017
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Frederik Ndoci feston 59-vjetorin: Sekreti i familjes së lumtur që krijova në moshën e mesme

Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, më 9 shkurt festoi 59­vjetorin e lindjes, pranë bashkëshortes soprano Alisa Baraku, dhe dy fëmijve të tyre të vegjël nga kjo martesë, Marilu dhe Nikolo. Ata kanë ndarë me miqtë foto nga familja e lumtur që kanë krijuar, duke marrë bashkë me urimet e ditëlindjes edhe urimet për lumturi të vazhdueshme në familjen e bukur që ka krijuar. Po si ndihet këngëtari në prag të 60­ave, me dy fëmijë të vegjël në dekadën e parë të ardhjes në jetë? “Gjërat e bukura ndihen dhe rrallë thuhen”, thotë ai për gazetën “Panorama”. 





Por pyetjes se si arriti të krijojë një familje kaq harmonike, dhe se e kujt është merita ai i përgjigjet: “Merita ka qenë veç ndjesia e Zotit që të rri pranë e nuk bëzan. Se unë kurrë nuk qahem kur s’jam mirë, por pres e vuaj me dëshirë, gjithmonë duke pritur në errësirë për një ditë më të mirë”. Po për moshën çfarë koncepti ka, dhe a e trishtojnë vitet që ikin? “Më trishtojnë vitet që lashë. Por dashuria e artistit nuk njeh moshë se s’rri bosh edhe pse vitet kalojnë, sepse çdo sekondë që kalon e hijeshon e trishtimi kurrë se mpak, por e rinon”, u shpreh ai në vijim. Aktualisht Frederiku jeton në Tiranë, duke iu përkushtuar muzikës, shfaqjes në spektakle muzikore dhe pjesë­ marrjes në koncerte brenda dhe jashtë vendit. Ai nisi të bashkëjetojë në Tiranë me Alisën, këngëtaren dhe pedagogen e Universitetit të Arteve, me të cilën njihej që në vitet ’90­. Pas shumë vitesh që jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u rikthye në Shqipëri duke ia nisur nga e para me krijimin e familjes së tij të re.

Çifti i artistëve FrederikAida shpesh këndojnë bashkë në evente apo ngjarje të mëdha; siç ishte Mesha e Shenjtë e Papa Françeskut në Tiranë, ku debutuan pjesën “Ave Maria” të Schubertit. Pas disa vitesh lidhje, ata zyrtarisht u martuan në korrikun e vitit 2014.


Tags: FamiljeFrederik Ndoci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
FOTO/ Erik Fullani romantik: Zemra ime do jetë gjithmonë e jotja

FOTO/ Erik Fullani romantik: Zemra ime do jetë gjithmonë e jotja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera