gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobetjojobet
Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Frutat që “tradhtojnë” janë trendi më i ri i TikTokut! 25/03/2026
Kontrata kundër vullnetit? Avokati i Gjestit ngre pikëpyetje të reja për çështjen e tij! 25/03/2026
“Gruan e gjeta të traumatizuar”, Artan Kola rrëfen pasojat e BBVA5 në jetën private! 24/03/2026
Mes imazhit dhe realitetit, Jessica Biel përballë stuhisë pas arrestimit të Justin Timberlake! 24/03/2026
Pas Katy Perry-t dhe Orlando Bloom gjen dashurinë, shfaqet krah një bukurosheje 28-vjeçare! 24/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Frutat që “tradhtojnë” janë trendi më i ri i TikTokut!

25/03/2026
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Frutat që “tradhtojnë” janë trendi më i ri i TikTokut!

Në një univers ku algoritmi kërkon gjithnjë e më pak logjikë dhe gjithnjë e më shumë ndjesi, një fenomen i ri ka shpërthyer në mënyrën më të papritur: fruta që flirtojnë, tradhtojnë dhe dashurojnë si njerëz. “Fruit Love Island”, një seri e gjeneruar nga AI (inteligjenca artificiale) në TikTok, ka kthyer absurditetin në formulë suksesi, duke mbledhur miliona ndjekës dhe dhjetëra miliona shikime. Një botë ku një luleshtrydhe hyn si “bombshell” dhe një banane muskuloze bëhet protagonist romantik, po dëshmon se vëmendja sot nuk kapet me kuptim, por me surprizë.





 

Ashtu si mikro-dramat njerëzore, edhe këto histori “të ngrënshme” janë ndërtuar për të të mbajtur peng. Të shkurtra, të thjeshta, por emocionalisht të ngarkuara. “A do ta kapë pjepri bananen që po e tradhton me stjuardesën luleshtrydhe? Qëndroni me ne!”, një narrativë që tingëllon absurde, por funksionon në mënyrë perfekte në logjikën e TikTok-ut. Ne fillojmë t’u japim kuptim këtyre figurave, t’i humanizojmë, t’i lexojmë si personazhe reale. Dhe kështu, një absurditet vizual shndërrohet në një histori që, sado e pakuptimtë, na mban të lidhur deri në fund. Sepse siç vërteton fenomeni, “nëse drama është mjaftueshëm ‘e shijshme’, edhe një luleshtrydhe mund ta mbajë një show”.


 

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur. Kritikat nuk mungojnë, duke e cilësuar këtë lloj përmbajtjeje si bosh dhe problematike. Një krijues në TikTok shprehet: “Gjithçka që u desh që njerëzit të ndryshonin mendim për AI ishte të shihnin një luleshtrydhe dhe një banane AI në një dramë marrëdhënieje”. Të tjerë shkojnë edhe më tej, duke e quajtur këtë përmbajtje “slop”, një term i përdorur për materiale me cilësi të ulët të gjeneruara nga AI.

 

Dhe megjithatë, pavarësisht kritikave, publiku është i “kapur”. Me mbi 3.2 milion ndjekës dhe episode që kalojnë 27 milion shikime, fenomeni provon një të vërtetë të re: nuk është gjithmonë cilësia ajo që fiton, por aftësia për të ndalur gishtin në ekran. Në epokën e scroll-it të pafund, ndoshta karremi më i fortë nuk është kuptimi… por pikërisht mungesa e tij.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elisabetta Franchi hap dyert në Durrës, ja si shkëlqyen VIP-t në event!
Jetë

Elisabetta Franchi hap dyert në Durrës, ja si shkëlqyen VIP-t në event!

16/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!
Jetë

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!

14/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!
Jetë

Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!

12/03/2026
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera