Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Ftesë për 5”, Bieta Sulo rrëfen detajet e projektit të ri: Do të sjellim një program që vështirë t’i rezistosh

25/08/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Ftesë për 5”, Bieta Sulo rrëfen detajet e projektit të ri: Do të sjellim një program që vështirë t’i rezistosh

Nga Lorena Resulaj 





“Ftesë për 5” do të jetë emisioni më i ri në ‘Top Channel’, që do ta vendosë Bieta Sulon në rolin e moderatores dhe jo vetëm. Sapo Bieta na prezantoi me spotin e këtij programi, menjëherë shumë pyetje na erdhën në kokë, me dëshirën për të zbuluar diçka më tepër për një emision të padëgjuar më parë. Një format krejtësisht i ri, i dedikuar çdo familje shqiptare dhe jo vetëm kaq. Në një rrëfim ekskluziv për ‘RevistaWho.com’, Bieta ka zbuluar çdo detaj të emisionit që pritet të nisë së shpejti dhe që do t’i mbajë të gjithë të mbërthyer pas ekranit.

Përveç rolit të moderatores do të ketë Bieta ndonjë rol tjetër në emision si përshembull autore e tij?


Unë do të jem autore dhe moderatore. Puna me gazetarët, organizimi i redaksisë është ajo që e kam shumë për zemër. Është puna që unë kam kryer këta 13 vite në ‘Top Show’ dhe besoj që është një armë shumë e fortë. Eksperienca më e pakët në ekran, nga ana tjetër, mendoj që është një freski që i duhet një televizioni dhe aq më tepër një formati të ri.

Formati do te jetë i njëjtë me atë të ‘Pasdite në Top Channel’ apo do të jetë një emision krejtësisht i ri?

“Ftesë për 5” është një program i ri në “Top Channel”. Është një program “zemër”, një vakt i mesëm, shume i shijshëm që vështirë t’i rezistosh.

Cilës grupmoshë do t’i dedikohet emisioni? 

Vetë orari, i cili gjithashtu pritet të jetë një risi programacioni, të bën të kesh një target grup shumë të gjerë. Askush nuk përjashtohet, të gjithë janë të ftuar dhe kanë një ftesë të plotë, për 5 ditë.

Çfarë tematikash do të trajtohen kryesisht në emision?

E përditshmja e çdonjërit do të jetë pjesë e përmbajtjes. Rrëfimi, argëtimi, ngjarjet e qytetit dhe fshatit, Shqipërisë e Kosovës, gjithçka që flet shqip do të jetë bashkëbisedimi dhe rrugëtimi ynë i përbashkët.

Si ndiheni për këtë eksperiencë të re?

Ndihem e vlerësuar dhe me përgjegjësi të plotë për numrin e ditëve që do të jemi në shtëpinë e çdo shqiptari. E sigurtë në eksperiencën e deritanishme, me dëshirë për të gjitha sfidat e një emisioni, që premton për çdo grupmoshë dhe mikpritës për të gjithë të ftuarit dhe teleshikuesit, që tashmë do të kenë një orar të ri dhe një ftesë për 5 ditë. /revistawho.com

Tags: bieta suloemisionftese per 5Pasdite ne Top Channelrevista whotop channel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Miqësia e vjetër i bën ballë çdo furtune, Rozana Radi tregon për marrëdhënien e ngushtë me Fiori Dardhën

Miqësia e vjetër i bën ballë çdo furtune, Rozana Radi tregon për marrëdhënien e ngushtë me Fiori Dardhën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera