Që prej fillimit, emri i Einxhel Shkirës ishte ndër të parët që u lakua për opinioniste në “BBVK3”. Por aludimet u mbyllën kur në nisje të programit, në karrigen e opinionistes u ul Olta Gixhari. Por a ka marrë vërtet një ftesë Einxheli? Në një intervistë në “Goca & Gra”, ajo tha se e ka marrë, por nuk janë dakordësuar për të vazhduar më tej.
“Unë jam pak kërkuese, e respektoj atë që ofroj dhe dua edhe që nga pala tjetër të jetë e njëjta gjë. Unë nuk kam firmosur asgjë, nuk kam lidhur asnjë kontratë. Shumë gjëra nuk u përputhën me atë që unë kërkoj dhe që nuk u përshtatën. Nuk është pagesa që më mban apo më lëshon. Po të kishte qenë pagesa, nuk do rrija larg ekranit 3 vjet. Nuk jam komode. E vërteta është që unë do ta bëja atë lloj gjëje, e presionova veten për të kënaqur njerëzit, por jo veten”, tha ajo.