Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, Timothée Chalamet i shpreh publikisht dashurinë Kylie Jenner! 05/01/2026
“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa! 04/01/2026
“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin 04/01/2026
Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin 04/01/2026
Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri 04/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

FUNDI I “FATE TË KRYQËZUARA”/ Xhihan urdhëron kryerjen e disa vrasjeve dhe martohet me Dilarën! Ja si përfundon nesër seriali

14/10/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
FUNDI I “FATE TË KRYQËZUARA”/ Xhihan urdhëron kryerjen e disa vrasjeve dhe martohet me Dilarën! Ja si përfundon nesër seriali

Asuman shkon në vilë me justifikimin se ka marrë lajmin për babanë biologjik të Dilarës. Hazall e kupton se Asuman ka një mesazh sekret për të. Dilara nuk lejon Hazallin të dalë e vetme dhe i dërgon pas Bahtjarin. Xhihan i tregon Dilarës së Demir i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar leje për të vazhduar lidhjen me Hazallin. Xhihan pranon se Demir është vërtetë i dashuruar me Hazallin. Hazall shkon të marrë rrobat në shtëpinë e saj e nuk e lejon Bahtjarin të hyjë. Demir është aty dhe ata takohen. Demir i premton Hazallit se nuk do të ndahen pavarësisht rrethanave. Hazall nuk ikën në Amerikë me familjen dhe 3 ditë mbetet e vetme në vilë. Hazall shqetësohet për shëndetin e Xhansusë dhe i dhuron asaj varësen e vet për t’i mbajtur të lidhura.
Dilara i thotë Hazallit se vendimi i fundit i takon asaj por pasojat do t’i ketë po vetë. Hazall dhe Demir shkojnë për piknik. Ozan takon Javuzin dhe shtiret sikur nuk di asgjë. Ozan e pyet nëse e njeh vajzën që vdiq dhe ai e mohon. Ozan vendos të prezantojë Javuzin me Demirin që të përballen me gënjeshtrat e tyre. Ozan përgjon telefonin e Javuzit dhe fotografon bisedat e tij me Demirin. Demir organizon një natë romantike me Hazallin. Ata kalojnë natën e parë së bashku. Xhansu, Xhihan dhe Dilara kthehen nga Amerika me shpresën e shërimit. Policia gjen trupin e Azras. Ozan i tregon Xhihanit se Javuz ka vrarë Azran me urdhër të Demirit.
Jëlldërëm shikon provat e Ozanit dhe i dorëzon në polici. Hazall bën valixhen gati. Dilara e shikon Hazallin dhe përpiqet ta ndalojë. Ajo i tregon Xhihanit. Asuman i thotë Shahinit se ka ndryshuar e do të nisë një jetë të re. Ai refuzon pasi i ka premtuar Demirit se do të jetë krahu i tij. Xhihan i propozon për martesë Dilarës, për të mirën e fëmijëve dhe ty atyre vetë. Demir planifikon të arratiset me Hazallin. Policia arreston Demirin për vrasjen e Azras dhe lajmi del në media. Dilara pranon propozimin e Xhihanit. Asuman i tregon Dilarës se atentati që vrau Harunin ishte plan i Demirit. Hazall dëgjon gjithçka dhe humb ndjenjat. Xhihan i premton Hazallit se do të marrë hak. Pas tre muajsh orgranizohet dasma e Xhihanit dhe Dilarës. Xhansu është operuar dhe është në gjendje të mirë. Keriman bën si zonjë shtëpie dhe merret me organizimin e ceremonisë. Dilara bëhet nuse. Demir del nga burgu. Ozan mbështet martesën e Dilarës me Xhihanin. Xhihan ka urdhëruar vrasjen e mafiozëve gjatë kohës kur bëhet celebrimi. Njerëzit e Xhihanit vrasin Javuzin. Xhihan dhe Dilara martohen. Bahtjar vret 2 nga krerët e mafias. Të fundit që vdesin janë Demir dhe Shahin. Xhihan merr lajmin e përmbushjes me sukses të misionit dhe feston i lumtur me familjen e tij. Fund./ revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Aksident, dhëmbë që bien, lakuriq në publik… Ky është kuptimi i disa prej ëndrrave më të zakonshme

Aksident, dhëmbë që bien, lakuriq në publik… Ky është kuptimi i disa prej ëndrrave më të zakonshme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera