Pas 37 viteve në drejtimin e redaksisë së “Vogue”, Anna Wintour, në moshën 75‑vjeçare, ka vendosur t’i japë fund një epoke të jashtëzakonshme në botën e modës. Në një mbledhje me stafin këtë të enjte që lamë pas, ajo njoftoi nisjen e një faze të re në karrierën e saj, duke kërkuar një person që do të marrë postin e Head of Editorial Content për edicionin amerikan të revistës “Vogue”.
Wintour u emërua në pozicionin e kryeredaktores në vitin 1988, duke revolucionarizuar publikimin me portrete ikonike si cover-i me modelen Michaela Bercu.
Vogue u shndërrua nga një revistë modeste në një fenomen kulturor global, ajo promovoi talentet e reja – si John Galliano, Alexander McQueen dhe e transformoi Met Gala-n në eventin më prestigjioz në botën e industrisë së modës.
Në janar të këtij viti, Shtëpia e Bardhë e nderoi me Presidential Medal of Freedom për kontributin e saj kulturor. Nuk dihet ende kush do të jetë pasardhësi, apo pasardhësja e saj.