Të dielën mbrëma u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar 2022, një event që merr vëmendjen e të gjithëve e sidomos parakalimi i personazheve të Hollywood-it në tapetin e kuq. Këtë vit na bëri përshtypje një detaj në fustanet e shumë prej aktoreve e këngëtareve që parakaluan në tapet: Dukej sikur sapo kishin dal nga përrallat. Shumë prej tyre kishin zgjedhur fustane princeshash, në ngjyra pastel (rozë, bojëqielli, e purpurt) e deri tek çiklamini. Disa prej tyre jua sjellim më poshtë e vërtet do ju duket sikur keni hyrë në një botë princeshash sesa në çmime Oscar.