U cilësua si fustani më i bukur i eventit më madhështorë të kostumografisë. Bëhet fjalë pikërisht për fustanin që mbante veshur aktorja 37-vjeçare Claire Danes. Dizenjatori i këtij fustani glamoroz ishte pikërisht Zac Posen një stilist i ri në moshë por shumë i talentuar. Teksa pjesa më e madhe e personazheve u shfaqën veshur me copa ‘metalike’, Claire Danes tërhoqi vemendjen e të gjithëve teksa u shfaq si një princeshë përrallash.






