Futbolli italian është sot në zi, për humbjen e Cesare Maldinit, 84 vjeç, ish-futbollist i Milanit dhe ish-trajner i Kombëtares Italiane të Futbollit. Lajmi është bërë i ditur nga familja Maldini përmes një njoftimi, ku shkruhet: “Lajmërojmë me hidhërim të thellë humbjen e Cesare, mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës”. Cesare Maldini ka mbrojtur gjithmonë ngjyrat e skuadrës së Milanit, po ashtu si djali i tij, Paolo Maldini.