“Mirëserdhe princesha ime”, kanë qenë këto fjalët me të cilat Ergys Kaçe, futbollisti i kombëtares shqiptare, ka pritur ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë.
Lajmin e ka dhënë vetë Ergysi nëpërmjet një fotoje të postuar në “Instagram” së bashku me partneren dhe vajzën e tij të sapolindur.
Familjes së tij tashmë i është shtuar një anëtare e re, ndërkohë kujtojmë se Kaçe ka edhe një djalë më të madh.
25 vjeçari luan si mesfushor me skuadrën greke të Panathinaikos. /revistawho.com