Koronavirus po prek shumë njerëz të artit, politikës dhe sportit. Së fundmi edhe futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv ndaj analizave të bëra për Covid-19. Sipas “Indeksonline” lojtari i skuadrës gjermane Hannover ka treguar se gjendja e tij shëndetsore nuk është dhe aq e mirë pasi ai ka dhimbje fyti dhe gjoksi momentalisht.
Futbollisti ka marrë menjëherë masat e menjëhershme. Ai bashkë me familjen janë karantinuar për të parandaluar infektimin e njerëzve të tjerë.