Reperi i njohur G-Bani ka ndezur rrjetin me disa deklarata të drejtpërdrejta dhe pa filtra për disa nga emrat më të mëdhenj të hip hop-it shqiptar.
I ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ai foli hapur për arsyet pse u tërhoq nga “Kënga Magjike”, duke mohuar se gjithçka ishte për vëmendje.
“Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta. Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak. Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej,” – tha G-Bani me sinqeritet.
Por momenti më i komentuar i intervistës erdhi kur një skenë imagjinare e krijuar nga inteligjenca artificiale e vendosi atë “në një ashensor” me tre reperë të njohur: Noizy-n, Mc Kreshën dhe Getoar Selimin. Pyetja ishte e thjeshtë – si do të reagonte ai po të ndodhej vërtet përballë tyre?
Për Noizy-n, ai nuk i kurseu fjalët e ashpra:
“Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë.”
Më pas, kur u përmend MC Kresha, G-Bani dha një opinion që me siguri do hapë debate:
“Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë. Le të marri ato lekët e koncerteve, se janë mësuar të fitojnë ne koncerte këtu tek ne, ndërsa në Kosovë ne shqiptarëve të Shqipërisë nuk na presin.”
As Getoari nuk i shpëtoi komenteve të tij të prerë:
“Është djalë i keq, shumë i keq. Se kam sulmuar vetëm se menaxherin e tij e kam mik.”
Një gjë është e sigurt: G-Bani nuk ka frikë të thotë çfarë mendon – edhe kur e di që do të bëjë zhurmë.








