Gjatë Prime-it të sotëm në “Big Brother VIP Albania”, përplasja mes G Banit dhe Danjës u shoqërua me një koment të bërë nga Redi, partneri i Danjës. Mesazhi i tij, që u shfaq në ekran, thoshte: “Po më soset durimi. Nuk i kam borxh asgjë.”
Reagimi i G-Banit
I ndier i sulmuar nga fjalët e Redit, G Bani nuk e la pa koment:
“Dua t’i them Redit që po të soset durimi, do përdorësh dhunën? Çfarë do bësh? Ato fjalët e pista më janë drejtuar mua. Aty janë fshehur disa fjalë… mund t’i mbash për vete. Këtu je respektuar. Cili është mesazhi? Çfarë do bësh? Do përdorësh dhunën?”
Danja u përpoq të qetësonte situatën, duke u përpjekur të shpjegonte frustrimin e partnerit të saj: “Po i soset durimi tjetrit. Këtu ai ka një vajzë që ti po i përdor emrin gjithë kohës.”
Në fund, G Bani i drejtoi një mesazh pajtimi Redit: “Redi më fal. Ke shumë të drejtë. Edhe unë po të kisha një njeri që ta doja… Nuk më pëlqeu ajo që the ‘po më soset durimi’, por më fal. Nuk duhet të jem këtu që Danja të vazhdojë këtë rrugëtimin e saj këtu.”








