Ish-banori i “Big Brother VIP”, G-Bani, i cili u përjashtua nga gara me Zarf të Zi, ka dhënë reagimin e tij pas zhvillimeve të fundit në shtëpi. Ai ishte i ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club”, ku foli për mundësinë e një rikthimi.
Në spektaklin e mbrëmshëm, Gjesti kishte në dorë të zgjidhte shtatë ish-banorë nga edicioni aktual, tre prej të cilëve do të riktheheshin në shtëpi përmes një televotimi. Mes tyre ishte edhe G-Bani. Por si e sheh ai këtë mundësi?
“Nuk e di në fakt a do të ekzistojë ky rikthimi, nëse është potencialisht e mundur. Nuk besoj se njeriu para se të marrë okej nga publiku, mund të fillojë të mendojë. Në një pjesë të trurit tim e mendoj si mundësi dhe si opsion por nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për momentin.”
Ndërsa për zgjedhjen e Gjestit, G-Bani e bëri të qartë se nuk e konsideron një favor personal:
“Gjesti nuk më ka dhënë një shans mua sepse unë nuk e lë veten time që të më japë një shans as Gjesti dhe as kërrkush. Ai i ka dhënë një shans lojës së tij, sepse është një lojtar me këllqe që ato coftina e tjera që janë aty brenda asnjëri nga ata nuk do të kishte forcën dhe besimin tek vetja që ta bënte. Ata që hiqen si politikisht korrekt, hipokritët e tjerë. Ai e ka vetbesimin për ta bërë diçka të tillë meqë është edhe vetë i përfshirë drejtpërdrejt me këtë situatën që ka ekzistuar midis meje dhe atij.”
Më tej, ai komentoi edhe mbi mbështetësit e Gjestit brenda shtëpisë:
“Këta të zgjuarit që e kanë zgjedh për lider për arsye se nuk bën punët e shtëpisë apo që vjedh cigaret. Nuk e di se për cilën arsye e kanë zgjedhur si lider. Por sidoqoftë të gjithë ata janë kthyer në fansat e Gjestit. Ai po bën një lojë të shkëlqyeshme me veten e tij por është për të ardhur keq se sa të mjerë janë ata oborrtarët e tij.”








