Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gabriel Garko: Jam i lumtur që do të shpenzoj kohë në Shqipëri

08/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

“Lazarat Burning” titullohet projekti kinematografik, një pjesë e të cilit do të realizohet në Shqipëri me mbështetjen e “Digitalb”.Në rolin kryesor është aktori i famshëm italian, Gabriel Garko. Ylli i sfilatave dhe i ekranit është idhull për shumë femra shqiptare, shkruan ‘Top Channel’





Është hera e tretë që vini këtu. Si ju duket Shqipëria?

Gabriel Garko: Po, është hera e tretë që vij në Shqipëri. Nuk kam pasur mundësi ta vizitoj, pasi gjithnjë më është dashur të vij këtu për punë. Nëse do të shëtisja dhe do ta vizitoja, nuk do të mund të bëja ato për të cilat më është dashur të vij, ndaj kur të nisim xhirimet e filmit, padyshim do të gjej kohë të vizitoj edhe vendin. Me aq sa kam parë, këtu hahet shumë mirë, një gjë shumë e rrezikshme kjo, pasi shton peshë. Veç kësaj do të shtoja se është një vend mikpritës, ndaj jam i lumtur që po shpenzoj kohë në këtë vend.


Filmi juaj i ri do të jetë “Lazarat Burning”…

Gabriel Garko: Është një film që tregon historinë e një djali, i cili lëndohet në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. I vrasin familjen, ndaj për t’u hakmarrë ai synon të vrasë disa persona, të cilët janë pjesë e një grupi që gjendet në Lazarat, pasi e gjithë historia sillet rreth Lazaratit. Është një histori shumë e bukur dhe personazhi im është gjithashtu shumë i bukur, sepse fillimisht mund të duket negativ. Më pas kuptohet pse vepron në këtë mënyrë dhe veprimet e tij jusitifikohen, duke e bërë atë më human nga ç’duket.

Roli juaj është ai i një ushtari, i një gjenerali?

Gabriel Garko: Po, sepse djali vendos të hakmerret, ndaj gjithçka ndryshon. Është një histori e çuditshme, shumë tërheqëse. Karakteri i personazhit është paksa i veçantë, disi i pakontrolluar, por në fund kuptohet edhe motivi pse është i tillë, kur zbulohet se i është vrarë e gjithë familja.

Pra do të jeni një ushtar shqiptar, një shqiptar le të themi?

Gabriel Garko: Sigurisht, e ku është problemi? (Qesh)

Keni qenë ndonjëherë në Lazarat?

Gabriel Garko: Jo, asnjëherë. Kam dëgjuar të flitet për të kohë më parë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është diçka që nuk e kam jetuar dhe po mësoj tani ta njoh.

Si do të futeni nën petkun e personazhit tuaj, të atij djali të vogël që kthehet në ushtar?

Gabriel Garko: Mënyrat e studimit mund të jenë nga më të ndryshmet për ne aktorët. Si do ta studioj personazhin tim, këtë do ta vendos menjëherë pasi të përfundoj një turne teatral në Itali, pasi momentalisht jam i angazhuar në një tjetër projekt. Me të përfunduar atë do t’i dedikohem këtij filmi dhe, së bashku me regjisorin dhe producentët do të vendosim se cila do të jetë rruga më e mirë për të hyrë brenda personazhit. Sigurisht që do të më duhet të rri pak këtu në Shqipëri, e madje të shkoj edhe në Lazarat. Pasi të mbyll këtë projekt, për të cilin ju fola, do të vendos sesi të përballem me këtë personazh.

Xhirimet do të nisin në prill?

Gabriel Garko: Po.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Sabri Fejzullahu i lumtur për suksesin e Era Istrefit

Sabri Fejzullahu i lumtur për suksesin e Era Istrefit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera