Me siguri nuk i ka shpetuar syrit tuaj aktori italian, Gabriel Garko. Edhe nëse nuk keni parë ndonjëherë një nga filmat apo serialet në të cilët ai ka luajtur, patjetër ju ka rastisur ta shikoni imazhin e tij të renditur mes aktorëve më simpatikë.
Së fundmi në një shfaqje publike ai është paraqitur krejtësisht i shpërfytyruar. Kaq ka mjaftuar që një mal me pyetje t’i drejtohen për të gjetur një shpjegim për gjendjen e tij. “Kam bërë disa ndërhyrje në fytyrë dhe këto janë enjtjet e mbetura, por po e marr veten. Së shpejti do jemi në formë sërish”, -ka treguar Gabriel. Se çfarë ndërhyrjesh ka bërë nuk deshi të tregonte. Jemi sërish në pritje./revistawho.com